Politika Zbulohet emri i kryetares së Këshillit Bashkiak të Shkodrës, opozita në protestë

Zbulohet emri i kryetares së Këshillit Bashkiak të Shkodrës, opozita në protestë

Opozita ashtu siç edhe kishte paralajmëruar po proteston në këto momente kundër konstituivit të këshillit të ri bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Mbledhja do të mbahet pas pak momentesh në ambientet e Bibliotekës së Universitetit të Shkodrës.

Ndërkohë që mësohet edhe emri i kryetares së Këshillit Bashkiak.

Ajo do jetë Brisela Truma Kadija.