Kuriozitete Zbulohet fosili i “dragoit të detit”, më i madhi i zbuluar ndonjëherë...

Zbulohet fosili i “dragoit të detit”, më i madhi i zbuluar ndonjëherë në Britani

Një punonjës i Rezervuarit të Natyrës në Rutland, Britani ka gjetur një fosil të pazakontë gjatë punës në terren, që fillimisht mendoi se do të ishte një dragua.

Megjithatë, rezultoi se i përkiste një ichthyosaur, një grabitqar detar 10 metra i gjatë. Ky është më i madhi i llojit të tij i zbuluar ndonjëherë në Britani.

Këto gjallesa detare kanë qenë me gjak të ngrohtë, merrnin frymë me mushkëri dhe mund të arrinin një gjatësi deri në 25 metra. Kanë jetuar rreth 250-90 milionë vite në parë.

Zakonisht, fosile të tilla janë gjetur në bregun Dorset ose Jorkshajër, ku ekspozohen për shkak të erozionit të shkëmbinjve. Rutland ndodhet më pak se 48 km nga breg, por nivelet më të larta të detit rreth 200 milionë vjet më parë, dëshmojnë se ka qenë i mbuluar nga një oqean i cekët.