Extra Zbulohet gjinia e bebit të Arbanës dhe sa muajshe është ajo

Zbulohet gjinia e bebit të Arbanës dhe sa muajshe është ajo

Finalja e mbrëmshme e “Big Brother VIP” nisi me emocione të forta, ashtu siç edhe përfundoi.

Arbana Osmani teksa rrëfeu eksperiencën e saj të veçantë si moderatore e formatit, ka dhënë gjithashtu edhe lajmin e bukur që është shtatzënë për herë të tretë.

Ndërkohë, burime për “Kryefjala” bëjnë me dije se Arbana është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe është në pritje të një vajze!

Rikujtojmë se dyshimet për shtatzëninë e saj kanë nisur kur Arbana ka ndarë disa kohë më parë një video në llogarinë e saj të “Instagram” ku shfaqet Joni teksa luan me kukullat beba gjatë kohës që kanë qenë me pushime. Megjithatë, ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë pikëisht fraza që Arbana ka shkruar mbi foton e publikuar.

“Jemi gati për një motër!”- ka shkruar ajo teksa ka etiketuar edhe Eduartin.

Ndërkohë, mbrëmë, në “PRIME”-n e fundit të “BB VIP”, ajo i ka mahnitur të gjithë me pamjen e saj përrallore e veshur me një kostum e më pas një fustan të kuq plot elegancë e me një varëse mahnitëse.

Ajo ka zgjedhur kostumin Alexander McQueen që ka kushtuar plot 5050$, ndërkohë që varësja në formë gjarpri Roberto Coin kishte vlerën prej 10.500$.