Extra Zbulohet marrëdhënia sekrete e Mourinho-s: Ka një mikeshë “speciale” 14 vite më...

Zbulohet marrëdhënia sekrete e Mourinho-s: Ka një mikeshë “speciale” 14 vite më të re

Jose Mourinho ka shijuar një miqësi sekrete me një bionde 14 vite më të re se ai. Portugezi, i cili është i martuar dhe ka dy fëmijë, e ka takuar 41-vjeçaren Prue Carter-Robinson tetë vite më parë.

55-vjeçari, i shkarkuar të martën nga Manchester United, ka shëtitur botën me mikeshën bionde, sipas “The Sun”. Trajneri mësohet t’i ketë ruajtur kontaktet me Prue Carter-Robinson gjatë kohës që ka qenë në drejtim të Manchester United.

Prue, e pamartuar dhe një ish-punonjëse e IBM, jeton në Londër në një banesë me vlerë 1.3 milionë euro. Mou, nga ana tjetër, është i martuar prej 29 vitesh me Matilde Faria, e cila njihet ndryshe si Tami. Sipas “The Sun”, mbrëmjen e së shtunës Jose është përpjekur të ndalojë publikimin e miqësisë së tij sekrete me bionden nëpërmjet avokatëve të tij, por nuk ka patur sukses.

Ai është takuar për herë të parë me Prue gjatë kohës që drejtonte Real Madrdi-n nga 2010-a në 2013-ën. Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale dëshmojnë për lidhjen e tyre të gjatë. Një mik i Prue ka zbuluar se ajo ka marrë leje nga puna në muajt e fundit. E pyetur nga “The Sun” në lidhje me Mourinho-n, ajo ka thënë: “Nuk e di për çfarë po flisni”.

Portugezi, i cili pritet të marrë një dëmshpërblim prej 16.6 milionë eurosh nga United, ka theksuar rëndësinë e martesës gjatë karrierës së tij. Në dhjetorin e 2016-ës ai ka bërë dy fluturime brenda 24 orëve për të qëndruar afër gruas së tij, kur ajo u operua me urgjencë në Lisbonë.

Mediat në atë kohë kanë shkruar se ajo ka patur komplikime nga një operacion i mëparshëm. Tami e kaloi periudhën e rehabilitimit në shtëpinë 2.2 milionë euro në Setubal. Çifti u takua kur ai ishte 17 vjeç dhe ajo 15. Shpesh, Mou ia ka dhënë meritat bashkëshortes për sukseset e tij.

Në të kaluarën ai ka thënë: “Sekreti në gjithçka është dashuria. Nëse je i suksesshëm në punën që bën, besoj se kjo ndodh sepse e do atë punë. Dhe nëse ke një familje të suksesshme, kjo ndodh sepse njerëzit e duan njëri-tjetrin. Dashuria është baza”. Në 2013-ën, ai bëri një tatuazh në krahun e tij me emrat e gruas dhe të fëmijëve.

Trajneri portugez është përfolur edhe për një marrëdhënie në 2001-in me pronaren e një butiku, Elsa Sousa, gjatë kohës që ishte trajneri i Uniao de Leiria. Sousa ka deklaruar në 2007-ën se: “Ai më tha se ishte i ndarë nga gruaja e tij, sepse nuk ishte i lumtur. Isha e sigurt se më kishte thënë të vërtetën”.