Kryesore Zbulohet në Itali varianti “anglez” i virusit

Zbulohet në Itali varianti “anglez” i virusit

Varianti anglez i Covid është izoluar edhe në Itali, në laboratorët e spitalit ushtarak Celio në Romë. Departamenti Shkencor Celio, i cili po bashkëpunon me Institutin e Lartë të Shëndetit, ka sekuencuar gjenomën e virusit nga një grua që doli pozitive me variantin e gjetur në javët e fundit në Britaninë e Madhe. Partneri i pacientes ishte kthyer në Fiumicino nga Mbretëria e Bashkuar ditët e fundit.

Të dy janë në izolim dhe kanë ndjekur, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes dhe kontaktet e ngushta, të gjitha procedurat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas asaj që doli, pacienti ka një ngarkesë të fortë virale.

Ekspertët e Bashkimit Evropian besojnë se vaksinat ekzistuese kundër Covid janë gjithashtu efektive për variantin e virusit të identifikuar në Britaninë e Madhe. Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn i tha transmetuesit publik Zdf.

“Sipas të gjitha gjërave që dimë deri më tani,” varianti “nuk ka ndikim në vaksinat”, të cilat mbeten “efektive”, tha Spahn, duke përmendur “bisedimet e ekspertëve me autoritetet evropiane”.

Fjalët e Spahn konfirmohen gjithashtu nga Gianni Rezza, Drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali.

“Varianti i Sars-CoV2 që aktualisht po qarkullon në Londër dhe Anglinë jug-lindore, ka mutacione në proteinën sipërfaqësore të virusit, të ashtuquajturën Spike. Edhe pse është hipotezë se këto mutacione mund të rrisin transmetueshmërinë e virusit, ato nuk duket se ndryshojnë as agresionin klinik dhe as përgjigjen e vaksinës “.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, shpjegoi gjatë një interviste në Rai 3 se varianti i koronavirusit dhe kapaciteti i përhapjes është rreth 70% më shumë. Ai shpjegoi se Italia si masë paraprake ka vendosur të bllokojë fluturimet për në Britaninë e Madhe, “për t’u dhënë mundësinë shkencëtarëve tanë të kuptojnë shkallën e virusit me të cilin përballemi”.