Kuriozitete Zbulohet një superTokë vetëm 60 vite dritë larg

Zbulohet një superTokë vetëm 60 vite dritë larg

Vetëm 60 vite dritë larg Tokës ndodhet një superTokë, me një rreze sa dyfishi i planetit tonë dhe një masa 4,5 herë më të madhe.

Ky zbulim është publikuar në revistën “Astronomy & Astrophysics” dhe është arritur falë kërkimit ndërkombëtar të koordinuar nga Davide Gandolfi, i departamentit të Fizikës në Universitetin e Torinos.

SuperToka rrotullohet në gjashtë ditë rreth yllit të vetë “Pi greco Mensae” dhe quhet “Pi greco Mensae c”.

Për Gandolfi ky planet “është një minierë ari për studimin e atmosferave të botëve që vijnë rreth yjeve të tjera”.

Ambienti i tij nuk është i përshtatshëm për jetën, të paktën si ajo që kemi në Tokë, por zbulimi i tij i hap rrugën studimeve të ardhshme mbi vetitë e planetëve që vijnë rrotull yjeve të tjera.