Kulturë Zbulohet për herë të parë një tempull kushtuar Perëndisë Aztek

Zbulohet për herë të parë një tempull kushtuar Perëndisë Aztek

Një grup arkeologësh zbuluan për herë të parë në Meksikë një tempull kushtuar Xipe Totec, një perëndi e rëndësishme e mitologjisë azteke e njohur për ritet me flijime, njoftoi Instituti kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë (INAH).

Xipe Totec (Zoti Ynë i sakatuar) ishte një nga perënditë më të rëndësishme në periudhën para-Hispanike.

Ndikimi i tij është pranuar nga shumë civilizime në perëndim dhe qendër të Gjirit të Meksikës. Ndërkohë asnjë tempull i lidhur drejtpërdrejtë me adhurimin e tij nuk ishte zbuluar kurrë më parë.

Ky tempull 12 metra i gjatë dhe 3,5 metra lartësi përbëhet nga dy altarë flijimi, tre skulptura guri vullkanik dhe elementë të ndryshme arkitekturorë të vendosur në një bodrum të Zonës Arkeologjike të Ndachjian-Tehuacán, në Shtetin e Pueblas (qendër).