Kuriozitete Zbulohet planeti ku bie shi metalesh

Zbulohet planeti ku bie shi metalesh

Astronomët kanë vëzhguar dhe studiuar një planet të largët, në atmosferën e të cilit dyshojnë se në vend të shiut bien copa metali.

Planeti i quajtur nga grupi i shkencëtarëve që e zbuluan atë Wasp-76b orbiton aq afër diellit të sistemit të tij sa temperaturat gjatë ditës tejkalojnë 2400 gradë celcius, mjaftueshëm nxehtë sa për të avulluar metalet.

Por, gjatë natës temperaturat bien me mbi 1000 gradë celcius duke mundësuar kondesimin e metaleve që kanë avulluar dhe më pas rënien e tyre në formën e shiut. Pra, bëhet fjalë për të njëjtin proces që ndodh me ujit në Tokë, veçse të Wasp-76b bie shi metalor.

Imagjinoni që në vend të bulëzave të shiut të bien nga qielli copëza hekuri”, thotë David Ehrenreich nga Universiteti i Gjenevës për të shpjeguar më thjeshtë se çfarë atmosfere të çuditshme ka planeti në fjalë.

Ehrenreich udhëhoqi grupin e shkencëtarëve zviceranë që vëzhguan për muaj me radhë planetin Wasp-76b, duke shfrytëzuar superteleskopin e Agjencisë Hapësinore Europiane të vendosur në Kili.

Planeti, që ndodhet 640 vite dritë larg nga ne, kryen një rrotullim të plotë rreth diellit të tij për vetëm 43 orë, ose e shpjeguar me terma tokësorë, një vit në këtë planet zgjat vetëm 43 orë.