Kryesore Zbulohet se ku ndodhet sot kryeministri Edi Rama

Zbulohet se ku ndodhet sot kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në Kuvend këtë të enjte.

Kreu i qeverisë prej ditës së djeshme ka qenë në Paris, ndërsa sot ai gjendet në Berlin.

Rama po zhvillon takime me fokus rrugën e vendit tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, ku në muajin qershor pritet të lexohet progres raporti i bërë.

Kryeministri mësohet se do të kthehet sonte në Shqipëri.