Sport Zbulohet shkalla e dëmtimit, ja sa do mungojë Neymar

Zbulohet shkalla e dëmtimit, ja sa do mungojë Neymar

Zbulohet shkalla e dëmtimit të Neymar Jr. Sulmuesi brazilian ashtu si një vit më parë është dëmtuar në pjesën më të rëndësishme të sezonit.

Mësohet se Neymar do të mungojë për 10 javë, plot 2 muaj e gjysmë dhe parashikohet që rikthimi i tij të jetë javën e parë të prillit.

Braziliani mund të jetë i gatshëm për fazën çerekfinale të Champions League (9 dhe 10 prill), gjithmonë nëse PSG eliminon Manchester United në fazën e 1/8-ve.

Neymar Junior do t’i nënshtrohet një “trajtimi konservativ” në kyçin e këmbës pasi ka thyer kockën e pestë, të njëjtin dëmtim që pësoi edhe sezonin e shkuar.

Ky lloj trajtimi është bërë me konsensus të mjekut brazilian që e operoi vjet dhe mjekëve të PSG-së. Në ndërthurje të metodave bashkëkohore të mjekësisë do të ketë edhe trajtim me mjekime popullore nga Brazili, gjë e cila u kërkua nga lojtari dhe familja e tij.

Lajmin konfirmoi vetë klubi i PSG-së me një njoftim zyrtar ku theksoi: “Pas shkëmbimeve brenda grupit të ekspertëve, në konsensus u vendos për t’i ofruar Neymar një trajtim konservativ për lëndimin e metatarsal të pestë. Të informuar për këtë rekomandim, sulmuesi ndërkombëtar brazilian i Paris Saint-Germain ishte në pajtim të plotë me këtë protokoll”.