Politika Zbulohet slogani i PS-së për zgjedhje

Zbulohet slogani i PS-së për zgjedhje

“Shqipëria e ardhmja jonë” është slogani që Partia Socialiste do të përdorë gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 Prillit.

Slogani u bë publik gjatë konferencës së kryeministrit Rama për shpalosjen e objektivave, ndërkohë që shoqërohet me hashtagun “S’ka kohë për pushim”.

Rama shpalosi këtë të hënë objektivat e Partisë Socialiste, ndërkohë që bëri të ditur edhe emrat që do të kryesojnë listat në qarqe.