Extra Zbulohet vajza misterioze përkrah Flori Mumajesit

Zbulohet vajza misterioze përkrah Flori Mumajesit

Moderatori Labinot Gashi, me ose pa qëllim, i bëri njerëzit dhe portalet të flasin dhe shkruajnë për një vajzë misterioze – të cilës i referohej si flutur – dhe e fotografonte në shoqërinë e Flori Mumajesit. Siç mund ta keni lexuar, një vajzë e panjohur shfaqej përkrah Mumajesit në fotot dhe videot e postuara gjatë festës së 22-vjetorit të Arilena Arës.

Në fakt, vajza në fjalë nuk është edhe aq e panjohur. Bëhet fjalë për Miss Albania 2010, Arnita Beqiraj, e cila prej kohësh punon edhe si as/regjisore e Vera Grabockës në disa spektakle si “Your Face Sounds Familiar”, “Dance With Me” apo “Në kurthin e Piter Pan”.

Në një tjetër foto, Flori shfaqej teksa përqafonte një vajzë me fustan të zi, që është ndryshe nga fustani i bardhë i Arnitës, ndonëse ngjyra e flokëve dhe detaji i varëses dëshmojnë për të njëjtin person.

Pavarësisht aludimeve, asnjë prej tyre nuk ka reaguar për thashethemet. Arnita Beqiraj nuk iu përgjigj kërkesës së Anabel.al për të komentuar zërat.

Burimi: Anabel.al