Aktualitet Zbuloni çfarë ka rezervuar moti për javën që vjen

Zbuloni çfarë ka rezervuar moti për javën që vjen

Ashtu si kjo fundjavë , edhe fillimi i javës tjetër do të jetë me një presion atmosferik të lartë i cili do të vijojë të kushtëzojë në vendin tonë motë të qëndrueshëm.

I gjith gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga një motë i kthjellët i shoqëruar me vranësira të pakta përgjat Adriatikut.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndimor.

Instituti i Gjoeshkencave njoftoi se sot pasdite, të dielën e 28 janarit dhe nesër, nuk priten reshje në të gjithë territorin.

Edhe për javën e ardhshme pritet një motë i qëndrueshëm.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë :

në bregdet: 5 C / 12 C

në vendet e ulëta: 4 C / 12 C

në vendet malore: 1 C / 9 C.