Extra Zëdhënësja e diplomacisë ruse tallet me Vuçiç, e këshillon të imitojë Sharon...

Zëdhënësja e diplomacisë ruse tallet me Vuçiç, e këshillon të imitojë Sharon Stone

“Nëse je ftuar për një vizitë zyrtare dhe karrigen ta kanë vendosur sikur po të marrin në pyetje, atëherë ulu si në foton 2. Kushdo qofsh. Më beso.”

Ky është postimi tejet ironik në faqen e saj në Facebook i Maria Zakharovës, Drejtoreshës së Informacionit dhe Departamentit të Shtypit të Ministrisë së Jashtme Ruse.

Teksti është shoqëruar me dy fotot njëra mbi tjetrën—foton e presidentit serb Vuçiç në Zyrën Ovale, ulur në një karrige përballë Presidentit Donald Trump të ulur në tavolinën e tij të punës; dhe një foto të skenës së famshme të filmit “Basic Insticts” kur Sharon Stone, e ulur në karrige para prokurorit që e merr në pyetje, e provokon atë duke ekspozuar veten, ndërsa nuk ka veshur të brendshme.