Bota Zelensky votohet si njeriu më me ndikim në botë, lë pas Elon...

Zelensky votohet si njeriu më me ndikim në botë, lë pas Elon Musk

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka kryesuar sondazhin e vitit 2022 në revistën ‘TIME’.

Në sondazhin e bërë pyetja është parashtruar se kush duhet të jetë në listën e revistës për njerëzit më me ndikim të vitit, raporton BBC.

Gjithsej 3.3 milionë vota u hodhën nga publiku, ku  Zelensky u përzgjodh si figura kryesore publike e vitit 2022.

Më herët presidenti Zelensky është shprehur për revistën se shumë njerëz në mbarë globin e kanë njohur më shumë për shkak të luftës.

“Ti je një simbol. Ju duhet të veproni ashtu siç duhet të veprojë kreu i shtetit”, këto janë disa nga mesazhet kryesore që ka marrë së fundmi Zelenski, që prej fillimit të luftës në Ukrainë.

Elon Musk, pronari i ri i Twitter dhe CEO i Tesla dhe SpaceX, doli në vendin e dytë me 3.5% të votave dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson pasoi afër vendin e tretë me 3.4% të votave të publikut.