Sport Zenga kritikon Conte: I pajustifikueshëm, nuk ia pati fajin gjyqtari

Zenga kritikon Conte: I pajustifikueshëm, nuk ia pati fajin gjyqtari

Barazimi 1-1 i Interit kundër Cagliari nxiti protesta dhe nervozizëm të madh në kampin zikaltër, siç dëshmuan Lautaro Martinez dhe Antonio Conte. Walter Zenga foli për këtë temë në “Pressing Serie A”, duke u ndalur edhe te gjyqtari Manganiello: “Interi nuk barazoi për shkak të gjyqtarit, siç tha me të drejtë Handanovic, si kapiten i vërtetë. Ai luajti 20 minuta mirë në pjesën e dytë, duke krijuar shumë shanse. Aty, ndeshja duhej të mbyllej. Pa dyshim që ekipi zikaltër pati një rënie dhe nervozizmi nuk është i mirë për askënd”.

Ish-portieri zikaltër, aktualisht trajner, shtoi se qëndrimi i Conte në fund të ndeshjes, teksa nuk foli edhe për mediat, nuk është i justifikueshëm: “Nuk është episodi në vetvete, por menaxhimi i tërë lojës që duhet analizuar. Sidoqoftë, kjo nuk e justifikon faktin që një trajner nuk shkon në dhomën e shtypit, apo tregon atë nervozizëm të madh. Lautaro u soll si një sulmues që nuk kishte marrë kurrë faull, ju lutem mos ta ekzagjerojnë…”

Sipas Zenga, zikaltrit, aktualisht 3 pikë larg Juventusit, nuk janë larg pritshmërive më të mira: “Askush nuk mendon se Interi mund ta fitojë kampionatin këtë sezon. Ajo që ekipi po bën është tashmë më e lartë se pritshmëritë në fillim të sezonit”.