Sport Zëvendësprokurori i “Calciopoli”: Kartat telefonike të Moxhit ishin… shqiptare

Zëvendësprokurori i “Calciopoli”: Kartat telefonike të Moxhit ishin… shqiptare

20060514- BARI - SPR- REGGINA-JUVENTUS. Luciano Moggi parla al telefono al termine della partita. ETTORE FERRARI / ANSA /FRR

Etore Likieri, një nga protagonistët e procesit të famshëm “Calciopoli”, që përfundoi me dënimin e Juventusit dhe përjashtimin e Luçiano Moxhit nga futbolli italian, ka treguar përsëri disa prapaskena të atyre hetimeve të 13 viteve më parë që ndryshuar panoramën e futbollit përtej Adriatikut.

Ish-zëvendësprokurori i Federatës Italiane, i cili u mor drejtpërdrejt me çështjen në fjalë, ka treguar disa nga anekdotat e asaj ngjarje dhe ka zbuluar se ka pak Shqipëri në këtë mes.

Tashmë senator i partisë M5S në Itali, ai ka folur në një emision televiziv rreth atyre ngjarjeve të më shumë se një dekade më parë.

“Nuk kam marrë asnjëherë në pyetje Antonio Konten. Por Moxhin e kam takuar disa herë. Një herë ishim në Kaljari dhe hëngrëm bashkë drekë në tavolinën në zyrën e rojës së stadiumit “Sant’Elia”. Moxhi është një personazh të cilit nuk i pëlqente të humbte”, tha ai, duke u ndalur më pas te telefonatat e famshme dhe kartat SIM që mbante Moxhi.

“Bëhet fjalë për një fakt objektiv, ndërsa më duket se nuk ishin zvicerane, ndoshta ishin shqiptare. Gjyqtarët kishin disa karta SIM të veçanta, flisnin me drejtues, edhe ata federal.

A kishte ndikim Moxhi në ndeshje? Kjo është akuza. Kishte shumë telefonata që linin të nënkuptohej se në njëfarë mënyre, ai prekte proceset vendimmarrëse që çonin në përcaktimin e gjyqtarëve. Kishte një numër lidhjesh të cilat bënin që në një farë mënyre, gjyqtarët të ishin ato që i pëlqenin Juventusit”, tregoi Likieri.