Kryesore Zgjedhjet e 14 majit, ja tri bashkitë ku do të ketë votim...

Zgjedhjet e 14 majit, ja tri bashkitë ku do të ketë votim dhe numërim elektronik

Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, KQZ do të organizojë votim dhe numërim elektronik më 14 maj dhe në dy bashki të vendit.

Bëhet fjalë për bashkitë e Elbasanit dhe Kamzës që i bashkohen asaj të Vorës ku është testuar më herët teknologjia në zgjedhje dhe që ka rezultuar e suksesshme.

Për këtë arsye, qeveria ka akorduar dhe një fond prej 800 milionë lekësh për të mundësuar pajisjet e nevojshme për votim dhe numërim elektronik në këto 3 bashki të vendit.