Politika Zgjedhjet e 25 Prillit, Basha takim dy orësh me shefen e misionit...

Zgjedhjet e 25 Prillit, Basha takim dy orësh me shefen e misionit të ODIHR

Një javë nga zgjedhjet e 25 prillit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar shefen e misionit të OSBE-ODIHR-it, Ursula Gacek.

Takimi që zgjati rreth 1 orë e 45 minuta u zhvillua pa praninë e mediave dhe pas tij nuk pati deklarata. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të tjerë të PD-së, si Ivi Kaso apo Oerd Bylykbashi.

Në fokus të takimit besohet se ka qenë procesi elektoral për të cilin opozita ka bërë akuza për manipulim të votave.

Në raportin paraprak, OSBE-ODIHR e vlerësoi procesin zgjedhor të qetë, duke deklaruar se po rikthen besimin tek qytetarët. Megjithatë Gacek ka theksuar se ka pasur denoncime të shumta për blerje të votave.