Politika Zgjedhjet e 25 Prillit, Yuri Kim përsërit paralajmërimin amerikan

Zgjedhjet e 25 Prillit, Yuri Kim përsërit paralajmërimin amerikan

“Ne duam të ngremë edhe më lart punën në luftën ndaj korrupsionit”. Janë këto fjalë që ka thënë kandidati për Sekretar Shteti në SHBA, Tony Blinken, dhe që ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, i ka kujtuar këtë të premte.

“Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, Tony Blinken, kandidati i Presidentit Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancën e tij të 19 janarit përpara Senatit: “Ne duam të ngremë edhe më lart punën në luftën ndaj korrupsionit”, shkruante ajo në Twitter.

Këtë postim ajo e shoqëronte me paralajmërimin që i ka bërë partive politike në Korrik të vitit të kaluar që të vlerësojnë siç duhet kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme.

“Paralajmërim: Ndërkohë që partitë përgatiten për zgjedhje, udhëheqësit do të jenë përgjegjës për ata që garojnë. Ju lutem kontrolloni kandidatët, mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin”, shkruante atëherë ambasadorja.