Politika Zgjedhjet e 30 qershorit në dorën e 5 gjyqtarëve, ja kush janë...

Zgjedhjet e 30 qershorit në dorën e 5 gjyqtarëve, ja kush janë ata

Dilema nëse do të ketë apo jo zgjedhje në 30 qershor merr fund përfundimisht të hënën. Fati i zgjedhjeve vendore do të vendoset ditën e hënë nga pesë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor që do të gjykojnë vlefshmërinë e aktit të Presidentit Ilir Meta.

Dekreti i Metës që anulon datën e zgjedhjeve vendore, 30 qeshorin, ndikoi në thellimin e krizës politike në vend, që shkaktoi edhe përplasjen e fortë me kryeministrin Edi Rama, duke bërë që parlamenti të nisë procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit.

Trupa e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor e përbërë nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj do të marrë vendimin mbi dekretin e Metës.