Politika Zgjedhjet lokale, LSI gati të ulet në tryezë me Ramën?!

Zgjedhjet lokale, LSI gati të ulet në tryezë me Ramën?!

Për ish-deputetin Luan Rama nëse qeveria tregon vullnet politik për të shkuar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit opozita është gati të ulet. Sipas tij, situata nuk do të vijojë pafundësisht në këtë mënyrë dhe shumë shpejt pritet të ketë zhvillime.

Luan Rama: Nëse ka sadopak vetëdije dhe vullnet për të shkuar në Qershor me klimën politike të normalizuar, me dialogun politik të institucionalizuar dhe me legjitimitetin e institucioneve hajde të ulemi dhe të vendosim atë që duhet bërë për Shqipërinë dhe të lemë egot.

Mirela Milori: Të dyja palët thonë lëmë egot, por ne që jemi në mes nuk po e kuptojmë. Hajde ulemi thotë Rama?

Luan Rama: Do ta kuptoni shumë shpejt.

Mirela Milori: Do ketë ndonjë tryezë? Kanë filluar komunikimet?

Luan Rama: Sigurisht! Nuk mund të vazhdojë pafundësisht kjo situatë, sepse Shqipëria nuk mund të jetë peng i një grupimi sepse është aty sepse është pjesë përbërëse e bashkëveprimit dhe ndërveprimit me grupet kriminale.