Bota Zgjedhjet në Britani, ja pse nuk voton familja mbretërore

Zgjedhjet në Britani, ja pse nuk voton familja mbretërore

Mbretëresha, Kate Middleton, Princes Charles, William dhe Harry nuk do të shkojnë në qendrën e votimit për të votuar në Zgjedhjet e Përgjithshme të vitit 2019.

Ndërsa shumë besojnë se Mbretëresha dhe të afërmit e saj nuk lejohen të vendosin një X në fletën e votimit, në të vërtetë nuk është kështu.

E vërteta është se mbretëresha mund të votojë.

Ata kanë të drejtë me ligj të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, por tradita mbretërore e sheh më të drejtë të abstenojë.

“Me kongres mbretëresha nuk voton, jo për shkak të një pengese ligjore,” tha një zëdhënës i Komisionit Zgjedhor.

Historiania dhe autorja Sarah Gristwood thotë se: “në vazhdimësi ka qenë një politikë e  mbretëreshës, që nga ditët e para të saj si kryetare e shtetit.

Ajo vijon nga një rindërtim i madh i monarkisë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe themelimit të Shtëpisë së Windsor.”

Edhe pse ajo nuk voton, mbretëresha ka një rol shumë të rëndësishëm pasi janë shpallur rezultatet.

Udhëheqësi i partisë fituese do të shkojë në Pallatin Buckingham ku ai/ajo zhvillon një takim me mbretëreshën gjatë së cilës ajo do iu kërkon që të formojnë një qeveri në interes të Britanisë,

Boris Johnson do të mbajë një fjalim te mbretëresha vetëm disa ditë para Krishtlindjeve, nëse ai fiton.