Aktualitet Zgjedhjet në Dibër, dosja e plotë e përgjimeve të Bild

Zgjedhjet në Dibër, dosja e plotë e përgjimeve të Bild

E përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar një tjetër audiopërgjim. Protagonist kryesor në këtë përgjim është Arben Keshin, i cili sipas “Bild” është zyrtar në Ministrinë e Brendshme dhe personi i ngarkuar me punë për të realizuar blerjen e dhe manipulimin e votave.

Edi Rama i telefonon drejtorit në Ministrinë e Brendshme Arben Keshi

Arben Keshi: Po shefi!

Edi Rama: Hë mo, si duket?

Arben Keshi: Po mirë, te pritshmëritë jemi.

Edi Rama: E ke realizuar objektivin?

Arben Keshi: Them që po. Me atë që po na thonë komisionerët e kemi realizuar.

Edi Rama: Ashtu ëëë?

Arben Keshi: Them që po.

Edi Rama: Po ata maskarenjtë, kishin bërë presione mbrëmë?

Arben Keshi: Deshën të më kapin mua, punë dy minutash sa u futa te Shtabi se më prisnin te hoteli ku flija.

Edi Rama: Çfarë të bënin ty ata?

Arben Keshi: Nja 50 veta, thjesht këtë presionin me të goditur. Ai është legen, ai Flamur Noka.

Edi Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka mo?

Arben Keshi: Jo mo. Djali sa doli, kujtuan se jam dhe unë dhe e ndalën nja 50 vetë. Jo se i bënë ndonjë gjë, sa e goditën. Problemi është se ikën dhe se kapën dot.

Edi Rama: Më mirë, më rehat, se ç’i do sherret. Ti mendon se i kemi realizuar objektivin ëë?

Arben Keshi: Këtu te unë them që po. Mund të lëvizë më pak apo më shumë por nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdha.

Edi Rama: Komisionerët i ke pas top ëëë?

Arben Keshi: Po, po. I kam pas shumë të mirë.

Edi Rama: Ok. Mirë vëllai.

Arben Keshi: Ishalla. Faleminderit.

Edi Rama: Ciao, ciao.

Përgjimi numër 2

Deputeti socialist Artan Gaci në bisedë me Arben Keshin.

Arben Keshi: Mirëmëngjesi

Artan Gaci: Mirëmëngjesi, ça bëre?

Arben Keshi: Hic. Si ia kalove ti?

Artan Gaci: Mirë, rrimë. Bëmë qejf me shefin e madh (kryeministrin Edi Rama). Me superlativa për ty.

Arben Keshi: Faleminderit

Artan Gaci: Me superlativa. Jo, jo nga ai. Unë po e po, por ai.

Arben Keshi: Faleminderit

Artan Gaci: Tregoi edhe historinë e 2011. I ke pikët maksimale.

Arben Keshi: Inshallah kthehen në realitet se ngela kështu. U bënë 3 vite.

Artan Gaci: Jo, jo kthehet, kthehet. Vlerësim të jashtëzakonshëm për të gjitha. Ai (Rama) tha se gjithçka në Maqellarë ishte falë teje. Ai është personi tha. Është tha, e ka kopsit, i ka bërë aty komplet të gjitha gjërat. Edhe në 2011 fitoi, tha, po ndodhën disa ashtu në një kuti.

Arben Keshi: Hajt më, ça të bësh. Ashtu ka qenë e shkruar.

Artan Gaci: Mertia e Benit tha është për të gjitha.

Arben Keshi: Rrofsh, faleminderit.

Artan Gaci: Desha që ta thosha që ashtu…

Arben Keshi: Po, po rrofsh. Shumë faleminderit.

Artan Gaci: Hajt, Beni. Kur të vish në Tiranë lidhemi ndonjëherë.

Arben Keshi: Po,po.

Përgjimi numër 3

Arben Keshi në bisedë me një tjetër person (0685922860).

Një përfaqësuesi i PS, i paidentifikuar telefonon Arben Keshin dhe e informon se është tek një familje duke blerë votat. Por kryetari i familjes nuk pranon ta shesë votën për pak dhe kërkon më shumë.

Drejtori i thotë atij se nëse nuk i pranojnë paratë që i ofrojnë atëherë nuk ka problem, le të shkojë të votojë PD.

Arben Keshi: Nga u zhduke?

0685922860: A u lodhe?

Arben Keshi: Ku shkove?

0685922860: Jam pak tek Tasia, këtu poshtë

Arben Keshi: Ku?

0685922860: Tasia

Arben Keshi: Ku?

0685922860: Tasie Lleshi

Arben Keshi: Po çfarë thotë?

0685922860: Nuk do ia Refiku

Arben Keshi: Po në rregull, mirë

0685922860: Ajo tha tek 30-ta, nëse nuk janë 30 nuk ashtu

Arben Keshi: Po lëre. Nëse nuk i duan lëre. Të shkojë tek PD-ja.

0685922860: Ok, mirë.

Përgjimi numër 4

Drejtori në Ministrinë e Brendshme komunikon me numrin 0686434568 në zotërim të një mësuesi. Ai ofron të sigurojë katër vota për 20 mijë lekë.

Arben Keshi: Hë mo!

0686434568: Kam një Altin këtu te Shtabi. A e njeh?

Arben Keshi: Nuk di asgjë, i kujt është Altini?

0686434568: Ë?

Arben Keshi: I kujt është Altini?

0686434568: I Isuf Qokut, një ish-nxënësi im.

Arben Keshi: Po, dhe ca ka ai?

0686434568: Problemi i tij është kështu, ai do 20.000 lek, thotë kam katër veta. Do krijohet këtu në Tërnova. Nuk e di tha, kam fol me Shemsiun, ai tha se Shemsiu ka një problem. Komunikova pardje.

Arben Keshi: Po.

0686434568: Atij zotërisë, Kollashitit, rrugës sa u ndamë i thashë Anës, i thashë vëllait të tij është në emrin tënd.

Arben Keshi: Jo në emër tim?

0686434568: I thashë është në emrin tënd, në emrin e Drejtorit të Arsimit, ia thashë, ia komunikova.

Arben Keshi: Mirë.

0686434568: Mbarova punë me të. Edhe Gëzim Hoxha që kisha problem se ka qenë në Itali, në Amerikë dhe erdhi sot, u kry se është kushëri me vjehrrën time, Gëzim Hoxha. E ke parasysh. Vjehrra ime është mbesë e Ismail Merlanit.

Arben Keshi: Po, e kam parasysh.

0686434568: Nëna e Merlanit dhe nëna e Gëzimit janë kushërira.

Arben Keshi: Po mirë, ok.

0686434568: Është e mbaruar ajo punë. Bujar Kurtazën e kam komunikuar prapë sot dhe Vebi Muhametin. Kunata e Vebiut është mbesa e Rem Ramës.

Arben Keshi: Po ato vëllezërit e Vebiu na çanë dërrasat duke u zënë, ky thotë hala…

0686434568: Jo, jo, s’ka lidhje me ata fare ai, nuk është përzi ai. Nëse ke informacionin më të vogël, ma thuaj mua.

Arben Keshi: Jo, se kam parë.

0686434568: Ai ma ka thënë troc mua në zyrë, ok?

Arben Keshi: Ok, në rregull.

0686434568: Unë ti kam mbaruar të gjitha punët pa përjashtim. Edhe atij zotërisë ja kam bërë të qartë në sy të Bujar Spahiut. Troc ja kam thënë mu para lokalit të Begut.

Arben Keshi: Mirë, në rregull.

0686434568: Po qe ashtu, pyet Neki Ukën, pyet Din Jasharin.

Përgjimi numër 5

Arben Keshi telefonatë me dy persona të paidentifikuar me numra telefoni 0686913636 dhe 0675590725 për mospagesën e votuesve.

Arben Keshi: Hë mo!

0686913636: Më dëgjon?

Arben Keshi: Po mo Çakran.

0686913636: Ej, për Zotin nuk ka lëviz hiç.

Arben Keshi: Jo nuk ka lëviz, sa më mori. Ka mbaruar me gjithë ata që ka policë. Dizinformojnë më shumë. Si çon tre netë Tanin me atë se nuk ka qenë në listë hiç ai Uruçi.

0686913636: Më mori Nexhipi.

Arben Keshi: Nexhipi nuk ka qenë në listë.

0686913636: Një sekondë.

Arben Keshi: Ma jep numrin e Nexhipit ta marr unë në telefon.

0686913636: Ok.

Arben Keshi: Xhabir Elezi, Sokol.

0675590725: Po.

Arben Keshi: Ka ndonjë gjë andej, u ke dhënë gjë apo nuk u ke dhënë?

0675590725: Po, po, të dyve.

Arben Keshi: Ai ka ardhur këtu dhe thotë jo.

0675590725: Ka ardhur Xhabiri?

Arben Keshi: Po.

0675590725: Merre me vete, sille këtu.

Arben Keshi: Ok. E ke aty apo flet kot ai?

0686913636: Jo mo.

Arben Keshi: Ai thotë merre me vete të ma bjerë këtu.Unë ja kam dhënë tha.

0686913636: Ok.

Përgjimi numër 6

Arben Keshi në telefonatë me një person të paidentifikuar (0686913636).

Një person i paidentifikuar telefonin drejtorin në Ministrinë e Brendshme, duke e informuar që personi që refuzoi paratë e ofruara për votat gjatë javës, ka ndryshuar mendje dhe se i kërkoi paratë nëpërmjet xhaxhait të tij.

Arben Keshi: Nuk ka ardhur. E ka te fikur telefonin, por nuk po vjen.

0686913636: Ah, dëgjo vëllain këtu

Arben Keshi: Hë

0686913636: Ai që nuk pranoi ofertën këtë javë

Arben Keshi: Po

0686913636: Ka ardhur duke më kërkuar. Është këtu xhaxhai i vet.

Arben Keshi: (Qesh). Mirë, e di vetë.

0686913636: Kështu ti. Ai Xhevati thotë mbarova punë.

Arben Keshi: Mbaroi

0686913636: Ndërsa e dyta është rreth …(Nuk kuptohet)

Arben Keshi: Ta shkruaj me mesazh sepse nuk flas dot

0686913636: Ok

Përgjimi numër 7

Drejtori në Ministrinë e Brendshme Arben Keshi telefonon drejtorin e Arsimit në Dibër Drini Gjeci.

Keshi: O Drin!

Gjeci: Hë mos si je? A je mirë?

Keshi: Mirë, si shkove ti?Me shëndet, a je lodh?

Gjeci: Nga pak, si ja çon ti?

Keshi: Mirë, mirë. Si është puna?

Gjeci: Mirë.

Keshi: Është mirë puna?

Gjeci: Mirë duket.

Keshi: Ka lëvizje andej?

Gjeci: Jo.

Keshi: Nuk ka shumë ë, mirë.

Gjeci: Jo.Çfarë ke bërë ti?

Keshi: Hiç, lëvizje e madhe këtej.Ty ec jena.

Gjeci: A thua të kanë dëgjuar ata drejtorët?

Keshi: Vallahi merri në telefon një nga një. Ditën e hënë keni shkuar për lesh, merri të gjithë. Të gjithë drejtorët në telefon, të marrin një nga një dhe të raportojnë. Po flejnë gjumë, përveç se me Gëzimin dhe Arjanin, me asnjanin nuk kam fol.

Gjeci: Çfarë ti marr në telefon, Haxhiqimes nuk kam çfarë i them, gra janë ato.

Keshi: Ore gra e burra çfarë të jenë. Do t’ja kujtoni një më një të gjithë mësuesve sipas listës i keni pru aty nëse ditën e hënë duan të jenë në punë. Se nuk duan në p+++ të sëmës do ti çoj se jua kam q+ robt.

Gjeci: Ja ti marr Drini në telefon tani.

Përgjimi numër 8

Përdorimi i policisë për të penguar votuesit e PD.

Arben Keshi në bisedë me shefin e policisë, Sali Skura (shefi i policisë në komisariatin numër 5 në Kamëz).

Drejtori i Ministrisë së Brendshme Arben Keshi flet me shefin e policisë së Kamzës, duke i shprehur shqetësimin dhe i kërkon informacione rreth votuesve të PD që jetojnë në Kamëz dhe duhet të votojnë në Dibër.

Arben Keshi: Urdhëro

Sali Skura: Shef Beni si të kam? Saliu jam

Arben Keshi: Kush?

Sali Skura: Sala në Kamëz. Sali Skura

Arben Keshi: Hë, çkemi

Sali Skura: Si të ka vëllai?

Arben Keshi: Mirë, si ia kalon ti?

Sali Skura: Mirë. Hë a u lodhe?

Arben Keshi: Hajde më, lodh.

Sali Skura: Si po shkon?

Arben Keshi: Mirë duket, po na këputët ju të Kamzës.

Sali Skura: Po, pra po.

Arben Keshi: Bllokoni autobusët e Kamëz o shok.

Sali Skura: Kemi nxjerrë postblloqe. Të shohim. Nesër nga ora 3 e kanë ndërmend të nisen, 3-3:30.

Arben Keshi: A keni ndonjë informacion sesa do nisen?

Sali Skura: Nga ora 3:30 do nisen. I kemi marrë disa masa

Arben Keshi: A janë shumë

Sali Skura: Po, Për Zotin mendohet 450-500 veta.

Arben Keshi: I ka organizuar Xhelali?

Sali Skura: Por Xhelali ka organizuar gjithë bashkinë. Ai ka dërguar sonte tek turizmi i ri në Lurë. Kupto?

Arben Keshi: Po.

Sali Skura: Maqellara si duket?

Arben Keshi: Maqellara mirë sepse nuk ka njerëz nga Kamza këtu. Nuk kam njerëz nga Xhelali këtu.

Sali Skura: Problem është Lura.

Arben Keshi: Lura ëëë? Lura, Reçi besoj.

Sali Skura: Lura, Reçi, i gjithë krahu, e gjithë ajo krahinë atje. Po besoj komisionerët i ke mbas teje?

Arben Keshi: Po, po.

Sali Skura: Po qyteti, si duket qyteti?

Arben Keshi: Dhe qyteti mirë është. Pjesa këtej në Lurë, Reçi, këto që po bie Xhelali më.

Sali Skura: Po pra po. Melita (punonjëse e regjistrit civil) nuk ka çfarë të bëjë (manipulimi i adresave të votuesve)? Me kodet (kodet individuale të votuesve që identifikojnë se ku mund të votojnë)?

Arben Keshi: Jo, jo vëlla, nuk ka çfarë të bëjë në botë. Thjesht kanë gjendjen civile por nuk kanë çfarë të bëjnë.

Sali Skura: Se i pamë sot dhe i ndoqëm nga mbrapa gjithë ditën. Që nga mëngjesi domethënë. Hajde të uroj fitore.

Arben Keshi: Aq bëhet fjalë për 450 votues? Po sot ka ardh me njerëzit e vet, të tjerë këtu në Lurë?

Sali Skura: Po po e ke parasysh vetë. Ai dërgoi furgona. Kemi vendosur postbollqe, në tre pika. E bëmë edhe dje.

Arben Keshi: Vetëm këtë pjesën e informacionit, është vetëm Lura apo edhe ndonjë zonë tjetër, ta dimë pak a shumë.

Sali Skura: Po, po kemi sinjal këtej, nga krahu këtej që mund të shkojnë

Arben Keshi: Aha rruga e parë, po i bien andej.

Sali Skura: Po

Arben Keshi: Mirë, shoku rrofsh.

Sali Skura: Mirë Beni, Suksese.

Arben Keshi: Kalofsh mirë

Sali Skura: Me fitore

Përgjimi numër 9

Përgjimet zbulojnë një tjetër fakt të rëndësishëm: Ministri Damian Gjiknuri ka vënë në dispozicion të drejtorit Keshi një grup të njohur kriminelësh, ‘djem problematikë” siç i quan ai të përdoren nëse e kërkon situata.

Ministri Damian Gjiknuri është në bisedë me Arben Keshin, drejtorin e qendrës për të huajt ilegalë në ministrinë e Brendshme në Shqipëri.

Ministri Energjisë i konfirmon drejtorit se i ka dërguar një minibus me disa ‘djem problematikë” (persona me rekorde kriminale), për ta shoqëruar atë dhe t’i ketë ata në rast se i duhen.

Damian Gjiknuri: Ça bëhet?

Arben Keshi: Asgjë

Damian Gjiknuri: Ndonjë shqetësim?

Arben Keshi: Po duhet të vijnë tani këto deputetët se kanë ardhur këto të PD

Damian Gjiknuri: Po do vijnë. Tani do vijnë se si duket fjetën i çik se kanë qenë gjithë natën aty. Tani do vijnë.

Arben Keshi: Nuk kam fjetur fare

Damian Gjiknuri: E di, e di. Ja tani do vijnë.

Arben Keshi: Që të vijnë të dalin nëpër qendrat

Damian Gjiknuri: Patjetër.

Arben Keshi: Se edhe vëzhguesit e atyre janë nga rrethet, askush nuk i njeh

Damian Gjiknuri: E di, e di. Ashtu i kanë sjellë ata se nuk kanë besim tek ata të vetët. Unë do të çoj disa çuna ti kesh aty, një furgon të jetë aty.”

Arben Keshi: Mirë

Damian Gjiknuri: Po i nis disa që të jenë aty, do vijnë tek shtabi jot. Të jenë për çdo rast. Të mos dalin sepse janë nga ata tipat problematikë por gjithsesi të jenë aty për çdo rast.

Arben Keshi: Mirë.

Përgjimi numër 10

Drejtori i Arsimit në Dibër Drini Gjeçi telefonon mësuesin Lavdrim Murati dhe “e kërcënon” pse nuk ka votuar.

Gjeçi: Alo. Lavdrim Murati?

Murati: Po.

Gjeci: Drejtori i Arsimit të flet.

Murati: Urdhro.

Gjeci: A ke votuar?

Murati: Jo akoma.

Gjeci: Po pse more Lavdrim nuk ke votuar akoma?

Murati: Nuk kam votuar se të lirohet një herë radha.

Gjeci: Çfarë radhe?

Murati: Radha or ti.

Gjeci: Lavdrim të mos kemi llafe, votat i dua haptaz atje. Mos të kemi llafe më.

Murati: Ça flet o Drejtor?

Gjeci: Mos të pres më tej. Vota sa ke ti dua.

Murati: Më vjen keq.Të paskan sinjalizuar gabim.

Gjeci: Këtë llaf po të them.Ti e di vetë.

Murati: Në rregull.

Përgjimi 11

Ministri Damian Gjiknuri i jep një detyrë biznesmenit Bekim Krashi

Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës i telefonon Bekim Krashit për transportimin e diçkaje, që dyshohet se është transportim parash, duke e konsideruar atë si detyrë shtetërore.

Bekim Krashi: Po shef

Damian Gjiknuri: Bekim. Kush ka qenë dje tek komuna juaj që ka mbuluar atë pjesën e transportit (para). Ju edhe jeni shteti.

Bekim Krashi: Në fakt ne nuk jemi shumë shtet atje. Por unë njoh ca zona që i kam lajmëruar

Damian Gjiknuri: Po mirë, merre listën, merr ato gjënat ..

Bekim Krashi: merre listën , merr gjërat, sepse kjo është detyrë shteti

Bekim Krashi: Tani sa ti marr po vij atje pa merak

Përgjimi 12

Votuesi: mëngjes o Beko, si do të votojmë ne o burrë

Bekim Krashi: Si?

Votuesi: Me kë të votojmë ne? Jam Drini

Bekim Krashi: Kush

Votuesi: Drini jam

Bekim Krashi: Numrin 1, 1 Drin

Votuesi: Me cfarë të votojmë ne? Si ta konfirmojmë votën.

Bekim Krashi: Në numrin 1 vër një vizë dhe kaq

Votuesi: Si???

Bekim Krashi: Thuaji atyre se nuk di. Do vij unë e tju takoj nga afër.

Votuesi: A do të vish këtu poshtë

Bekim Krashi: Po duke ardhur jam.

Votuesi: Hajde pra

Përgjimi 13

Pjerin Ndreu: Mirëmëngjesi.

Dritan Gjeçi: Mirëmëngjesi

Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam. Si je?

Dritan Gjeçi: Po Pjerin. Si ia kalove?

Pjerin Ndreu: A je mirë? Si ia kalon?

Dritan Gjeçi: Mirë jam mirë.

Pjerin Ndreu: Bëja një telefon këtij Reshat Elezit, këtij drejtorit të Reçit. Thuaji drejtorit të shkollës, thuaji të deklarojë votën hapur se ato mesazhet që i çon poshtë e përpjetë thuaj nuk janë shumë të këndshme. Deklaroje veten hapur atje se e ke për PS ndryshe ditën e hënë tregoja vetë se ku fluturon

Dritan Gjeçi: Reshat Elezaj?

Pjerin Ndreu: Po

Dritan Gjeçi: Flas unë tani me të.

Pjerin Ndreu: Tregoi se ku fluturon të hënën.

Dritan Gjeçi: E rregulloj unë atë punë.

Pjerin Ndreu: Deklaroje votën hapur për PS aty. Ose të deklarohet hapur për PS ose të gjej vend e të futet.

Dritan Gjeçi: Hajt se e mbuloj unë këtë punë.

Përgjimi 14

Drejtori i Shkollës: Alo mirëmëngjes drejtor

Drejtori rajonal i Arsimit: Mirëmëngjes si ia kalove? A je mirë, ku je

Drejtori i shkollës: Jam tek qendra e votimit

Drejtori Rajonal i Arsimit: A e more të tërë familjen me vete?

Drejtori i Shkollës: Familja ime? Jo ata nuk do vijnë të votojnë tani. Do ti marr më vonë.

Drejtori Rajonal i Arsimit: Dëgjo.

Drejtori i Shkollës: Po votoj vetë.

Drejtori Rajonal i Arsimit: Po cfarë qendre votimi voton.

Drejtori i Shkollës: Në Zallreç.

Drejtori Rajonal i Arsimit: Në Zallreç? Dëgjo sepse kam informacione jo të mira nga atje. Sot, vota jote dhe e familjes do të deklarohet haptazi. Nëse nuk deklarohet vota jote haptazi, vota jote dhe e familjes shko gjej një punë tjetër.

Drejtor i shkollës: Drejtor mos u shqetëso për këtë. A më dëgjon. Mos e vrit mendjen për atë punë.

Drejtori Rajonal i Arsimit: Ore do të deklarohet haptazi, kur them haptazi, haptazi.

Drejtori i shkollës: Mos e vrit mendjen fare, pa merak.

Drejtori Rajonal i Arsimit: Do ta deklarosh haptazi me të gjithë familjen.

Drejtori i shkollës: Pa merak, pa merak, pa merak. Në rregull.