Bota Zgjedhjet në Itali: Salvini nuk e “pushton” dot fortesën e së majtës...

Zgjedhjet në Itali: Salvini nuk e “pushton” dot fortesën e së majtës italiane

LEGA e Matteo Salvinit nuk arriti t’i japë fund dekadave të sundimit të krahut të majtë në rajonin verior të Emilia-Romagna në zgjedhjet rajonale të së dielës, gjë që solli lehtësim në të majtën e tronditur.

Me 98 përqind të votave, Guvernatori aktual i Partisë Demokratike (PD) Stefano Bonaccini fitoi 51.4 përqind të votave, ndërsa Lucia Borgonzoni, një kandidat i mbështetur nga LEGA dhe aleatët, fitoi 43.7 përqind të votave, sipas të dhënave të Ministrisë të brendshme të Italisë.

Stefano Bonaccini

Që nga fillimi i vitit, Salvini ka bërë fushatë në rajon, një kështjellë e majtë për 70 vjet, duke kërkuar një fitore që do ta ndihmonte atë të rrëzonte qeverinë, ku PD dhe partitë e tjera janë në konflikt të brendshëm.

“Mazhoranca në pushtet po del më e fortë nga këto zgjedhje”, tha udhëheqësi demokrat Nicola Zingaretti, duke shtuar se Salvini kishte dështuar në përpjekjen e tij për të “shtyrë qeverinë jashtë funksionit”.

Salvini megjithatë festoi një fitore në rajone të tjera, si në Italinë jugore të zhvilluar dobët apo në Kalabri.

Por interesi kryesor ishte padyshim rajoni Emilia-Romagna, një nga pjesët më të pasura të Italisë nga e cila vijnë makinat sportive Ferrari dhe djathi Parmesan.

“Emilia-Romagna dërgoi një sinjal. Salvini di si të flasë për problemet, por ai nuk di t’i zgjidhë ato, dhe kjo është ajo që njerëzit kanë parë”, tha Zingaretti.