Bota Zgjedhjet pa rezultat në Izrael: Netanyahu apo Gantz?

Zgjedhjet pa rezultat në Izrael: Netanyahu apo Gantz?

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe kundërshtari i tij centrist, Benny Gantz, u bllokuan në një situatë zgjedhore, ku asnjëri nuk ka mundësinë të formojë qeverinë e re, raportuan sot mediet pas numërimit të 91,5% të votave.

Udhëheqësi i partisë ”Likud”, Netanyahu dhe udhëheqësi i asaj ”Bardheblu”, Gantz, kanë fituar nga 32 vende nga 120 të tilla në Knesset.

Kryeministri i ardhshëm i Izraelit do të jetë kandidati që do të krijojë një koalicion me parti të mjaftueshme për të marrë një shumicë prej 61 vendesh.

Sipas rezultateve të raportuara, asnjë nga udhëheqësit nuk ka një mënyrë të qartë për ta bërë këtë duke qenë se blloku i majtë që mbështet Gantz-in mund t’i sigurojë këtij të fundit vetëm 55 vende dhe blloku i krahut të djathtë e fetar që mbështet Netanyahu-n i siguron atij 56 vende.

Avigdor Liberman, një drejtues i mundshëm i partisë së krahut të djathtë ”Yisrael Beitenu”, raportohet se ka nëntë vende.

Ai nuk është përfshirë në asnjë bllok, pasi nuk është e qartë se cilin kandidat do t’i rekomandojë presidentit të Izraelit për kryeministër