Bota Zgjedhjet për president, arrihet marrëveshja mes Ali Ahmetit dhe Zoran Zaev

Zgjedhjet për president, arrihet marrëveshja mes Ali Ahmetit dhe Zoran Zaev

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe kryeministri Zoran Zaev kanë arritur të mbyllin me dakordësi marrëveshjen në lidhje me garën për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi është dhënë nga vetë Ali Ahmeti, pak më parë, ndërsa thekson se kanë rënë dakord së bashku me Zaev, për të mbështetur një kandidat të përbashkët në zgjedhjet për president.

‘Sa po përfundova takimin me Zoranin, Kryetarin e LSDM-së, me të cilin arritëm dakordësi për ta mbështetur një kandidat të përbashkët për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shpreh bindjen që ky koncept do të gjej mbështetjen e shumicës dërmuese të qytetarëve tanë’, ka shkruar kreu i BDI-së Ali Ahmeti në Facebook.