Bota Zgjedhjet presidenciale në Iran, të moderuarit përjashtohen nga gara

Zgjedhjet presidenciale në Iran, të moderuarit përjashtohen nga gara

Zgjedhjet presidenciale në Iran duket se nuk do të sjellin surpriza. Këshilli i Gardianëve ka miratuar emrat që kalojnë në fazën e dytë, mes të cilëve nuk ka kandidatë të fortë nga radhët e të moderuarve. Janë shtatë kandidatët në garë për presidencën iraniane, raportojnë mediat. Zgjedhjet do të zhvillohen më 18 qershor.

Emri më i spikatur ende në diskutim është ai i kreut të gjyqësorit, fondamentalistit Ebrahim Raisi, 60 vjeç, ish-sfidues në 2017-n i presidentit në largim, Hassan Rohani.

Nga ana tjetër, ish-kreu i Parlamentit Ali Larijani, i moderuar, një kandidat që konsiderohej si rivali kryesor i Raisit, është i përjashtuar nga nominimi: ai është përjashtuar për faktin se e bija jeton në SHBA. Mes të përjashtuarve nga gara është edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad.