Kosova Zgjedhjet vendore, PDK merr 5 komuna pa balotazh, LDK dhe AAK nga...

Zgjedhjet vendore, PDK merr 5 komuna pa balotazh, LDK dhe AAK nga 2, Vetëvendosje asnjë

Rezultatet e para të zgjedhjeve vendore kryetarë të komunave të Kosovës kanë dhënë edhe disa verdikte përfundimtare.

Janë 9 komunat që janë fituar pa balotazh, me PDK që ka fituar 5 të tilla, e ndjekur nga LDK dhe AAK me dy komuna, ndërkohë që sinjal i rezultatit të vështirë për Vetëvendosjen është fakti që deri më tani nuk ka marrë asnjë komunë pa nevojën e balotazhit.

PDK ka fituar Kaçanikun, Mitrovicën e jugut, Skënderaj, Ferizaj dhe Hanin e Elezit, ndërkohë që LDK ka marrë Lipjanin dhe Pejën dhe AAK Deçanin dhe Suharekën, ndërkohë që komunat e tjera shkojnë në balotazh.

Qendrat e votimit në Kosovë u mbyllën në orën 19:00, ku sipas KQZ-së kanë votuar 43% e totalit ose 770 mijë e 171 votues.