Kuriozitete Zgjerohet sistemi diellor

Zgjerohet sistemi diellor

Zgjerohet sistemi diellor. Neptuni, planeti më i largët ka një Hënë të re dhe kështu numri i satelitëve të tij shkon në 14.

Zbulimi është publikuar në revistën shkencore Nature nga një grup i Institutit Kalifornian Seti, në kuadër të kërkimeve mbi inteligjencën jashtëtokësore.

Rezultati i punës kërkimore është i rëndësishëm thonë ekspertët, duke konsideruar edhe largësinë e këtij planeti, i cili ka një distancë prej diellit 30 herë më të madhe se Toka me yllin tonë.

Sateliti i ri quhet Ipokamp, si krijesa detare e mitologjisë greke dhe ka një diametër rreth 34 km, duke u pozicionuar në vendin e fundit për nga madhësia e hënave të Neptunit.

Zbulimi është kryer falë teleskopit hapësinor Hubble dhe teknologjive të avancuara në përpunimin e të dhënave.

Mendohet se kjo hënë është me ë re se planeti mëmë në moshë dhe madje mendohet të jetë krijuar nga hëna tjetër Proteus, gjatë goditjes që ka pësuar nga një asteroid.