Extra Zgjidh një letër Taorot dhe zbulo parashikimin

Zgjidh një letër Taorot dhe zbulo parashikimin

Nëse zgjodhe zaret

Kjo letër ofron shanse dhe mundësi. Zaret tregojnë rastësi dhe riskun e të zgjedhurit dhe marrit vendime. Por mund të sinjifikojnë edhe fat të lidhur me rastësinë. Rezultati rastësor i zareve mund t’ju ndëshkojë ashtu siç mund edhe t’ju shpërblejë. Kështu që është e nevojshme të jeni shumë të vëmendshëm kur vendosni të rrezikoni në diçka për të cilën nuk është e mundur t’i parashikoni pasojat.

Nëse zgjodhe labirintin

Kjo letër përpiqet t’ju hapë rrugën para një fluksi konfuz ngjarjesh, shpesh me tentativa të dështuara dhe gabime. Mund të keni objektiva dhe destinacione që doni të arrini, por për të mbërritur atje mund të jetë më e vështirë se ç’mendoni. Rruga juaj nuk është e drejtë, ka kthesa. Përgatituni për disa rrugë qorre dhe shtigje të rreme.

Kjo kartë flet për nevojën për t’i llogaritur hapat mirë dhe nëse është e nevojshme, për të ndërmarrë një rrugë tjetër. Është një mesazh se nuk jeni vetëm në këtë rrugë. Edhe të tjerët përballen me të njëjtat sfida dhe mund t’ju ndihmojnë të gjeni një zgjidhje. Tani nuk është koha për t’u kthyer shpinën të tjerëve. Ndërsa merrni hapin tuaj të ardhshëm, mos mendoni se si të ecni para vetëm, por si mund të ndihmoni të gjeni zgjidhje në grup.

Nëse zgjodhe diellin

Kjo kartë tregon suksesin, rritjen, përparimin dhe ndriçimin. Tregon ego, karizëm, besim të madhe dhe kurajo.

Kjo letër sjell fitore dhe lavdi, por kujdes nga arroganca ose do të digjeni nga vetë drita e këtij dielli. Dielli shkëlqen dhe gjithçka rritet nën dritën e tij. Drita që shkëlqen nga dielli është energjike dhe rivitalizuese na natyrën e saj. Kjo mund t’ju japë gjithashtu besim për të ndërmarrë një projekt ose një drejtim të ri?