Extra Zgjidh rrugën që do të doje të ndiqje dhe zbulo disa aspekte...

Zgjidh rrugën që do të doje të ndiqje dhe zbulo disa aspekte të rëndësishme të jetës tënde

Ndiq pasionin  tënd, qëndro besnik ndaj vetes. Mos ndiq kurrë rrugën e dikujt tjetër, por ndiq ëndrrat e tua. Merr frymë me delikatesë, mbylli sytë dhe qëndro kështu për disa sekonda. Hapi sytë dhe me gjithë natyrshmërinë e mundshme, zgjidh rrugëtimin që do doje të ndiqje.

Sipas psikologjisë, rrugëtimi yt i preferuar, mund të tregojë për disa aspekte të rëndësishme të jetës tënde:

Rruga nr.1:

Ke një mendje të mençur dhe një zemër të artë. Shumë vetë kanë kërkuar të thyejnë shpirtin tënd në të kaluarën, por je gjithnjë i/e gatshëm/e të ringrihesh, njësoj si feniksi nga hiri. Njerëzit flasin gjithnjë për ty, edhe kur nuk ka asgjë për të thënë.

Kujtohu gjithmonë të ndalesh dhe të shijosh gjërat e thjeshta të jetës si p.sh: një perëndim i bukur i diellit apo ritakimi me një mik të vjetër. Nuk i dihet asnjëherë se ku të çon ajo lloj lumturie!

Rruga nr.2:

Ke një shpirt ‘të egër’ dhe një zemër të pastër. Dashuria jote, bujaria dhe sjellja e mirë e tejkalojnë normalen. Mbahesh mend gjithmonë nga njerëzit, sepse je shumë zbavitës/e dhe shumë prej miqve vijnë tek ty kur ndihen të trishtuar. Ke efekt qetësues tek njerëzit dhe është veçori e pazëvendësueshme e jotja!

Rruga nr.3:

Ke shpirtin e një aventurieri dhe zemrën e një luftëtari. Arrin të përballesh me fobitë e tua, pavarësisht se ndonjëherë mund të jetë e vështirë. Ke shumë miq dhe admirues, duke qenë se je njeri bujar.

Rruga nr.4:

Ke nevojë të madhe për rregull logjik në jetën tënde të përditshme dhe mund të shprehësh individualitetin tënd duke përdorur logjikën për të krijuar dhe inspiruar ide të reja. Të pëlqen t’i sfidosh rregullat, por respekton edhe kufijtë. Je mendimtar i lirë që do të ndryshoje botën, duke vënë në diskutim standardet tradicionale përgjatë rrugës. Me vizionin tënd optimist dhe pozitiv mbi jetën, sheh më të mirën tek të gjithë. Sfida për ty është të bëhesh më i/e vetëmjaftueshëm/e dhe të mësosh të duash vetveten.