Politika Zgjidhen anëtaret e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Zgjidhen anëtaret e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Në Presidencë është hedhur sot shorti për anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në shortin e institucionit të Presidencës u zgjodhën anëtarët nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe nga Gjykata e Apelit.

Nga Gjykata Kushtetuese u zgjodhën emrat Marsida Xhaferllarit dhe Elsa Toskës, ndërsa zëvendësuese Fiona Papajorgji.

Ervin Pupe u zgjodh anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga Gjykata e Lartë, anëtar zëvendësues Ilir Panda.

Anëtar i KED nga KLP u përzgjodh Adnand Xholi, ndërsa Kujtim Luli anëtar zëvendësues.