Kuriozitete Zgjidhet misteri 16-vjeçar i unazës blu në hapësirë

Zgjidhet misteri 16-vjeçar i unazës blu në hapësirë

Shkencëtarët kanë zgjidhur më në fund misterin që lidhej me një unazë drite ngjyrë blu që ishte diçka e paparë më parë nga astronomët. Ata shpenzuan vite të tëra duke u përpjekur të shpjegojnë se pse një objekt misterioz në hapësirë kishte një rreth drite blu. Astronomët analizuan imazhe të marra nga teleskopë në Tokë, por edhe në hapësirë.

Tashmë shkencëtarët besojnë se e kanë kuptuar si është formuar drita ngjyrë blu, duke i dhënë fund misterit 16-vjeçar dhe historisë spektakolare të këtij objekti në hapësirën e largët. Astronomët thonë se unaza blu në fakt nuk është e tillë, por një kon. Reja e mbetjeve fluorishente me shumë mundësi është formuar pasi një yll i ngjashëm me diellin ka thithur një tjetër të ngjashëm si vetja dhe për shkak se një prej koneve është drejtuar nga Toka, nga këtu duket si një unazë.

Ky observim është i pari i astronomëve që kanë parë një fazë të rrallë të evoluimit të yjeve që ndodh disa mijëra vjet pasi nis dhe zgjat ndoshta me mijëra vjet, një periudhë që varet nga madhësia e yjeve. Dy yjet filluan të qëndronin në hapësirë, por ndërkohë që ylli i ngjashëm me diellin zgjerohej dhe afrohej me tjetrin, ylli më i vogël fillonte të dërgonte mbetje tek tjetri. Pasi ylli më i vogël u konsumua, përplasja krijoi një re me mbetje që u nda më dysh nga një disk gazi i yllit më të vogël, duke krijuar dy forma konesh me re me mbetje.

Ato që shkëlqejnë janë molekulat e hidrogjenit që bashkëveprojnë me rrezet ultraviolet. “Ne mendojmë se këto objekte prezantojnë një fazë të vonshme të këtyre ngjarjeve”, tha autori i studimit, Keri Hoadley.

“Sa herë që mendonim se e kishim zgjidhur, diçka na thoshte “Jo, nuk është kështu””, tha një astrofizikant që mori pjesë në studim. “Kjo është e frikshme duke e parë si shkencëtar. Por gjithashtu e dashuroj faktin që sa unik është ky objekt dhe përpjekjen që kanë pasur shumë njerëz që ta zbulojnë”, tha ai më tej.

Shkencëtarët thonë se një prej arsyeve që u zbulua tashmë misteri është edhe teknologjia e re.