Extra Zgjidhet misteri i pterozaurëve: Kishin pendë dhe kontrollonin ngjyrën e tyre

Zgjidhet misteri i pterozaurëve: Kishin pendë dhe kontrollonin ngjyrën e tyre

Nuk i përdornin për të fluturuar, por për të komunikuar

I afërmi me krahë i dinozaurëve, pterozauri, kishte pendë dhe mund të kontrollonte edhe ngjyrën e tyre, ashtu si zogjtë e sotëm.

Për të zgjidhur atë që ka mbetur mister për shumë vite është kërkimi i kryer mbi fosilin e një pterozauri të zbuluar në Brazil dhe datuar 115 milionë vjet më parë.

Zbulimi, i botuar në revistën ”Nature”, është për shkak të hulumtimit të koordinuar nga Instituti Mbretëror Belg i Shkencave të Natyrës dhe tregon se pendët me ngjyra përdoreshin tashmë si një lloj gjuhe për komunikimin vizual.

Fosili i gjetur i përket species Tupandactylus Imperator, një pterozaur i famshëm për kreshtën e tij të dukshme dhe të çuditshme.

Studiuesit, të udhëhequr nga Aude Cincotta, zbuluan, në bazën e kreshtës, praninë e një kufiri pendësh, disa prej të cilave kishin strukturën klasike të degëzuar tipike të atyre të shpendëve.

“Ishte krejtësisht e papritur, për dekada paleontologët kanë debatuar nëse ka apo jo pendë te pterozaurët”, tha Cincotta.

“Zbulimi ynë tani mbyll përfundimisht debatin”, shtoi ajo.