Kuriozitete Zgjidhet misteri i “radiove” të UFO-ve?

Zgjidhet misteri i “radiove” të UFO-ve?

Mister mbi prejardhjen e shkëndijave radio që mbërrijnë nga hapësira. Sipas ekspertëve të fushës, mundësia më e madhe është që të jenë impulse radio shumë të shkurtra që mbërrijnë nga yje neutronesh, që krijohen nga ajo që ngelet pas shpërthimit të yjeve. Ato janë objekte kozmike me dendësi aq të madhe saqë një lugë e vogël çaji në Tokë do të peshonte rreth një miliardë ton.

Për shumë kohë ka qëndruar hipoteza se këto sinjale që mbërrijnë nga hapësira, të jenë në fakt të nisura nga civilizime aliene. Por për ekspertët kjo është një hipotezë, ndërkohë që të gjithë mendojnë se këto impulse të rregullta në frekuencë mbërrijnë nga kontekste astrofizike ekstreme dhe burime me energji mjaft të lartë si yjet e neutroneve, por gjithsesi edhe kjo mbetet hipotezë.

Kryesisht impulset radio që prekin Tokën mbërrijnë nga galaktika që janë miliarda vite dritë larg nesh dhe në univers çlirohen rreth 5000 të tillë në ditë. Më i afërti që është identifikuar mbërrinte nga një galaktikë e ngjashme me Rrugën e Qumështit dhe që ndodhet rreth gjysmë miliardë vite dritë larg Tokës. Ky është sinjali i pestë e këtij lloji, të cilit i dallohet saktësisht origjina, dhe ndër më të afërtit të lokalizuar.