Kosova “Zgjidhje dhe me BE-në”, Gjermania paralajmëron Kosovën dhe Serbinë

“Zgjidhje dhe me BE-në”, Gjermania paralajmëron Kosovën dhe Serbinë

“Vendet e Ballkanit Perëndimor duan të gjitha një perspektivë europiane. Nëse e duan këtë atëherë edhe tek zgjidhjet politike, veçanërisht tani në konfliktin Kosovë-Serbi, ato duhet të jenë zgjidhje me BE”, thekson kreu i diplomacisë gjermane në intervistën për DW. Ndaj, thekson ai: “për këtë jam shumë, shumë i sigurtë që Bashkimi Europian do të luajë rol të rëndësishëm, sidomos në situatën e vështirë që kemi në moment”.

“Nëse Ballkani Perëndimor dikur do të vijë në Europë duhet që dialogun, para së gjithash ta zhvillojë me Bashkimin Europian. Unë besoj, se në Ballkanin Perëndimor e dinë këtë, dhe se Bashkimi Europian do të forcojë angazhimin e tij, pikërisht tani.

Kjo do të jetë një temë tani, ne jemi angazhuar në pandeminë e Coronës që fqinjësia jonë e drejtpërdrejtë me Ballkanin, por edhe fqinjësia lindore të mos harrohet, e natyrisht, ne duam të japim kontribut që të ketë një zgjidhje politike në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në konfliktin mes Kosovës e Serbisë. Dhe këto vende duhet që këto zgjidhje t’i dakordojnë me Bashkimin Europian, nëse e duan një perspektivë europiane”, nënvizon për DW ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas.