Politika Zguri i rrëzoi, Kolegji Zgjedhor çertifikon këshillat në 13 bashki

Zguri i rrëzoi, Kolegji Zgjedhor çertifikon këshillat në 13 bashki

Kolegji Zgjedhor vijon punën për çertifikimin e këshillave bashkiakë të mandatuara nga zgjedhjet e 30 qershorit. Ditën e sotme ai ka certifikuar 13 bashki.

Këshillat që u aprovuan sot janë Fushë-Arrëzi, Mirdita, Vau i Dejës, Mati, Delvina, Roskoveci, Kavaja, Peqini, Dropulli, Pogradeci, Pusteci, Puka dhe Finiqi.

Ndërkohë ditën e djeshme u aprovuan këshillat bashkiakë të Urës Vajgurore, Devollit, Kuçovës, Konispolit, Memaliajt, Përmetit dhe Poliçanit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të certifikonte këshillat bashkiakë, pasi nuk kishte 5 votat e mundshme që duheshin duke qenë se në çdo vendim që është marrë për 30 Qershorin, kryetari i KQZ-së Klement Zguri ka votuar kundër. Përballë faktit se KQZ nuk mund të vendoste për këshillat, PS-ja iu drejtua Kolegjit duke marrë çertifikimin.