Aktualitet “Zhaneta Josifi ka punuar si pastruese tek shtëpia e një ish-kryeministri”

“Zhaneta Josifi ka punuar si pastruese tek shtëpia e një ish-kryeministri”

Gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Opinion” ka folur rreth dëshmisë së Blerta Josifit. 34-vjeçarja ka treguar se ishin shkëputur nga Kisha Ungjillore 5 vite më parë dhe kanë ndjekur vetë rrugëtimin e Zotit. Lala ka treguar se sipas dëshmisë së dajës së tyre, ato janë larguar nga Përmeti para 16 vitesh dhe për disa vite me radhë ai ia ka paguar qiranë dhe të gjitha shpenzimet që kishin.

Gazetarja ka shtuar se vajzat kanë qenë shumë sociale dhe kanë punuar edhe në punë shumë të mira. Sipas Lalës, Blerta ishte një nga inxhinieret më të mira të një kompanie celulare, ndërsa Anisa punonte si financiere në një kompani tjetër, ndërsa e ëma Zhaneta Josifi ka punuar si pastruese tek shtëpia e një ish-kryeministri.

Klodiana Lala: Në dëshminë e saj, Blerta Josifi nuk ka deklaruar në asnjë moment që të ketë ndjekur ndonjë sekt tjetër fetar, kushdo qoftë ai. Unë kam dokumentin zyrtar dhe mund t’jua vë në dispozicion për ta lexuar. Ajo thotë që bashkë me nënën dhe me motrën ne kemi frekuentuar Kishën Ungjillore për disa vite me radhë, më pas ne jemi shkëputur dikur rreth pesë vite më parë dhe kemi vendosur ta ndjekim vetë rrugëtimin e Zotit. Familja Josifi është larguar rreth 16 vite më parë nga Përmeti sepse babai i tyre i cili ishte një personazh shumë i njohur dhe me autoritet në Përmet. Ai kishte pësuar trompozë dhe humbi krahun pas disa operacioneve të kryera dhe pësoi një paralizë të pjesshme. Për këtë gjë ai kaloi në depresion dhe është vetëflijuar duke u hedhur nga një pallat përballë pallatit ku familja jetonte.

Daja i vajzave më ka shpjeguar se ai ka qenë një mik shumë i ngushtë i Llukë Josifit përveçse e kishte edhe dhëndër të familjes, vendosi t’i dërgojë në Tiranë, ku ato i kërkuan të vendoseshin në zonën e Kombinatit për sa kohë ishte edhe motra tjetër në atë zonë. Diku tek 6 ose 7 vite ia ka paguar Selman Fezo të gjitha shpenzimet përsa i përket qirasë edhe të tjera me rradhë dersa Zhaneta së bashku me të bijat kanë arritur të shesin pronat në Përmet dhe rrethina.

Blerta Josifi ka punuar për disa vite me radhë si inxhiniere IT në një kompani celulari. Ka qenë një ndër inxhinieret më të mira ndërkohë që motra Anisa, e cila ka ndërruar jetë, ka punuar si financiere në një kompani tjetër. Ndërsa e ëma ka punuar si pastruese, madje edhe në shtëpinë e një ish-kryeministri. Ishin të gjitha të socializuara. Sipas dëshmisë së Blertës, 5 vite më parë thotë se ne kemi prerë çdo kontakt me Kishën Ungjillore, duke e parë besimin si një rrugë tonin drejt Zotit.