Kryesore Zhdekretimi i zgjedhjeve, Meta i përgjigjet Kuvendit

Zhdekretimi i zgjedhjeve, Meta i përgjigjet Kuvendit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka kthyer përgjigje kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja lidhur me dekretin e nxjerrë prej tij për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Shumica nisi zyrtarisht këtë javë procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, të cilit i jepet mundësia që në datë 24 qershor, nëpërmjet një seance dëgjimore, të mbrojë pikëpamjet e tij përse anuloi datën e zgjedhjeve.

Sipas Kreut të Shtetit, “vendimi është marrë në mbështetje të plotë me dispozitat kushtetuese dhe në mbrojtje të parimeve themelore që burojnë prej saj”.

Më tej, Meta shton se “e gjithë veprimtaria aktuale parlamentare që përpiqet të godasë veprimtarinë e Presidentit, por pa mundur të rrëzojë përmbajtjen e dekretit të Tij, është një proces i rremë, i pambështetur në argumente kushtetues, por vetëm i orientuar verbërisht politikisht”.