Bota Zhduket doktori që u kujdes për opozitarin rus, Alexey Navalny

Zhduket doktori që u kujdes për opozitarin rus, Alexey Navalny

Një nga doktorët që u kujdes për opozitarin rus, Alexei Navalny, kur u dyshua se ishte helmuar me Novichok, është zhdukur.

49-vjeçari Alexander Murakhovsky nuk është parë më që nga dita e premte, pasi shkoi në një pyll në Omsk për gjueti.

Garda Kombëtare ruse, policia dhe stafi i emergjencave civile kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Në shkurt, një doktor tjetër që mjekoi aktivistin vdiq në rrethana të çuditshme, ndërkohë që një muaj më pas, një atak në zemër i mori jetën një tjetër doktori të Navalnyt.

Alexey Navalny u sëmur gjatë një udhëtimi nga Tomsku në Moskë, me dyshimet se ishte helmuar me novichok.