Aktualitet Zhduket peshkatari në Durrës

Zhduket peshkatari në Durrës

Një peshkatar 32-vjeçar është zhdukur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Durrësit.

Policia e këtij qyteti njofton se ata kanë marrë informacione nga familjarët e tij se 32-vjeçari ishte nisur për peshkim të shtunën por nuk ishte kthyer më në banesë.

Autoritetet raportojë se S. P., 32 vjeç, ishte futur në det një ditë më parë për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.

Tashmë forca të shumta policie kanë nisur kërkimet si në terren, me polumbarë në det dhe me anijet e Forcave Detare.

Ende nuk dihet fati i 32-vjeçarit, por deri tani dyshimet janë se ai mund të jetë mbytur gjatë peshkimit.