Bota Zhgënjimi i Vitali Klitschko me Gjermaninë: Po tradhton miqtë në një situatë...

Zhgënjimi i Vitali Klitschko me Gjermaninë: Po tradhton miqtë në një situatë dramatike

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, është shprehur i zhgënjyer me vendimin e Gjermanisë për të ndaluar dërgimin e armëve në Ukrainë dhe me këmbënguljen për gazsjellësin “Rrjedha e Veriut 2”.

“Nuk po ofron ndihmë dhe tradhton miqtë në një situatë dramatike në të cilën ndodhet vendi ynë”, tha Klitschko për të përditshmen Bild.

Ai theksoi se shumë vënë në dyshim nëse qeveria gjermane është në anën e lirisë apo agresorit.

Ai tha se tani nevojiten sinjale të qarta nga vendi më i rëndësishëm në Europë.

Sipas tij, Gjermania duhet të sigurohet që lobistët, si ish-kancelari gjerman Gerhard Sroeder, të marrin një ndalim ligjor për të vazhduar punën për regjimin rus.

Ai beson se këto do të ishin sanksione që do të dëmtonin shumë njerëz.

Ai tha se Ukraina dëshiron vetëm të jetë një shtet i pavarur, demokratik dhe i lirë.

“Për këtë ne demonstruam në Maidan në vitin 2014 për muaj të tërë. Prandaj ne do të vazhdojmë të luftojmë dhe nuk do të sulmojmë askënd, por vetëm do ta mbrojmë vendin”, përfundoi Klitschko.

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba, tha se vendi i tij ishte i zhgënjyer që autoritetet gjermane refuzuan t’u shesin armë.

Kuleba komentoi dhe kritikoi në Twitter deklaratat e fundit të kryeministrit gjerman Olaf Scholz dhe ministres së jashtme gjermane Annalene Baerbock, të cilët kundërshtojnë shitjen e armëve dhe pajisjeve të mbrojtjes në Ukrainë.

“Gjermania na ka zhgënjyer”, ka shkruar Kuleba, duke shtuar se uniteti i Perëndimit përballë Rusisë është më i rëndësishëm tani se kurrë.

Duke theksuar se nevojiten përpjekje të përbashkëta për të frenuar Rusinë, Kuleba tha se partnerët gjermanë duhet të ndalojnë së minuari atë unitet dhe të inkurajojnë Vladimir Putinin të nisë një ofensivë të re kundër Ukrainës.

Kuleba tha se ai ishte mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën që nga viti 2014 dhe për iniciativat e saj diplomatike në lidhje me konfliktin Rusi-Ukrainë.

“Megjithatë, deklaratat aktuale të liderit gjerman janë zhgënjyese dhe kundërshtojnë atë mbështetje dhe përpjekje”, tha Kuleba.