Sport Zidan flet hapur për Bale: Nesër po të ikte, do ishte mirë...

Zidan flet hapur për Bale: Nesër po të ikte, do ishte mirë për të gjithë

Në përfundim të ndeshjes së humbur 3-1 kundër Bayern Mynchen, Zinedin Zidan, trajneri i Real Madrid ka folur për të ardhmen e Garreth Bale, për të cilin flitet se do të ndryshojë skuadër këtë verë.

Zidan e shprehu hapur se për futbollistin, klubin, por edhe vetë atë është mirë që uellsiani të largohet sa më shpejt.

“Bale nuk u grumbullua, pasi klubi po punon që ta largojë. Kjo është arsye se pse nuk e thirra për ndeshjen kundër Bayern Mynchen-it. Nuk e di nëse largimi i tij është i pashmangshëm, nëse ndodh nesër më mirë.

Shpresoj të jetë i pashmangshëm për të gjithë, për të dhe për klubin. Reali po flet me një klub ku ai mund të luajë.

Me Bale nuk kam asgjë personale, asgjë. Vijnë disa kohë që duhet të merren vendime dhe duhet të ndryshojmë. Të shohim se çfarë do të ndodhë, por nuk është asgjë personale”, u shpreh trajneri.