Sport “Zidane e ka personale me Bale, nuk u gëzua për të as...

“Zidane e ka personale me Bale, nuk u gëzua për të as kur shënoi në finalen e Champions-it”

Tani është zyrtare ose pothuajse: në Realin e ri të Zinedine Zidane, Gareth Bale është një rezervë. Uellsiani e ka humbur përfundimisht vendin e tij, duke u kapërcyer në hierarki edhe nga i riu Vinicius. Duket e pabesueshme për një yll që në kohën e Tottenham-it, i cili me fanellën e bardhë ka fituar katër Champions si protagonist. Megjithatë, pavarësisht trofeve, marrëdhënia e tij me “Zizou” nuk ka qenë kurrë e mirë. Tani, mbase uellsiani po paguan për disa deklarata, siç janë ato në të cilat shpjegonte se pas lamtumirës së francezit (largimit nga stoli i Realit, verën e vitit 2018), nuk kishin folur me njëri-tjetrin, pasi nuk ishin me të vërtetë miq. Prandaj, problemet personale duket se janë në themel të situatës së nderë.

ZIDANE

Ky është, gjithashtu, versioni i David Bentley, i cili ka luajtur në të njëjtën skuadër me Bale te “Spurs”. Duke folur për “888Sport”, ai shpjegoi: “Fakti që Zidane vazhdimisht e injoron Gareth të lë të kuptosh për ndonjë mëri personale, që ka pak lidhje fushën e lojës”. Kjo gjë përforcohet, sipas Bentley, nga fakti se gjërat mes të dyve nuk shkuan mirë edhe kur Real Madridi fitoi gjithçka: “Nuk mund ta besoj atë që po ndodh me Gareth te Real Madridi. Gjithmonë kam përshtypjen se Zidane nuk është kurrë i lumtur me të. Madje, Zidane nuk ishte i lumtur me Bale edhe kur shënoi në finalen e Champions-it në Kiev dhe i dha trofeun. Unë mendoj se është një problem personal, nuk ka të bëjë me gjëra tekniko-taktike, pra me futbollin e fushës”.

I QETË

Bale, të gjithë e kanë thënë gjithmonë këtë, nuk është personi më i shoqërueshëm në botë. Ai bën jetën e tij, luan golf dhe mezi ka mësuar pak fjalë në gjuhën spanjolle, pavarësisht se është te Real Madridi nga viti 2013. Por, ky është uellsiani, siç shpjegon Bentley. Edhe nëse dikush ka një ide të çuditshme për të, mund të gabohet në vlerësim. “Gareth nuk është arrogant, ai është një djalë i qetë, që bën gjithmonë punën e tij. Mirë, mbase nuk shoqërohet shumë dhe kjo mund t’i bëjë njerëzit të besojnë se është arrogant. E ndjek gjithmonë, vazhdojmë të flasim në telefon. Ai është një djalë korrekt me të gjithë, por te Real Madridi nuk po e trajtojnë si duhet”. Shigjeta është direkt për Zidane. Kush e di nëse francezi do të jetë në gjendje të përgjigjet…