Sport Zidane e konfirmon: Neymar dhe Pogba janë në planet e Realit

Zidane e konfirmon: Neymar dhe Pogba janë në planet e Realit

Reali i Madridit po mendon seriozisht për të afruar në skuadër Neymar Jr ndërkohë që nuk ka hequr dorë as nga Paul Pogba pavarsisht se merkatoja në Premier League është mbyllur dhe në këtë moment Manchester United do ta kishte të pamundur t’i gjente një zëvendësues.

Në një intervistë për mediat pas miqësores ndaj Romës, trajneri i Los Blancos Zinedine Zidane ka lënë gjithçka të hapur përsa i përket kalimeve të sulmuesit brazilian dhe mesfushorit francez në Santiago Bernabeu: “Deri në 2 shtator mund të ndodhë gjithçka, si për Neymar ashtu për Pogba, por tani duhet të përqendrohem vetëm te lojtarët që kam në skuadër. Zidane shkëputi edhe një mendim për dy lojtarë që janë nxjerrë në shitje nga Reali, Gareth Bale dhe James Rodriguez: “James është një lojtari i yni ashtu si edhe Gareth, por gjërat mund të ndryshojnë”, u shpreh Zidane.