Sport Zidane sfidon Klopp: Nëse Liverpool na bie në short, ne do ta...

Zidane sfidon Klopp: Nëse Liverpool na bie në short, ne do ta eliminojmë

Jurgen Klopp dhe Liverpool janë të paralajmëruar Zinedine Zidane bëri një premtim të fortë, se skuadra e tij, Real Madridi, nuk do të kishte asnjë problem për t’i mposhtur kampionët e Europës në fuqi, nëse shorti i përball në turin tjetër të Champions-it. Gjigantët e La Liga-s e kishin siguruar kualifikimin në grupe para fitores 3-1 ndaj Club Brugge.

Të bardhët e mbyllën të dytët e grupit A, pesë pikë pas PSG, çka do të thotë se mund të shortohen potencialisht me udhëheqësit e Premier League, të drejtuar nga Jurgen Klopp. I pyetur nëse “Reds” ishte një kundërshtar për t’u shmangur, Zidane buzëqeshi dhe tha: “Nëse luajmë me Liverpool, ne do ta eliminojmë. Nuk mund të bëjmë asgjë në lidhje me shortin, të presim e të shohim”.

Real Madridi ishte larg nga paraqitja më e mirë në Belgjikë, por Zidane insiston se ishte i lumtur me të tijtë: “Jemi të kënaqur me fitoren dhe me mënyrën se si luajtëm. Kemi pasur vështirësi në lojën tonë, pasi belgët, si zakonisht, luajnë me pesë në pjesën e pasme. Çuditërisht, sonte luajtën me katër. U deshën 10, ose 15 minuta që lojtarët të sistemoheshin në fushë, në varësi të kundërshtarit. Pjesa e dytë ishte më e mirë për ne, në çdo drejtim”.