Sport Zizu te Reali, Murinjo: Një mundësi e madhe për të treguar sa...

Zizu te Reali, Murinjo: Një mundësi e madhe për të treguar sa i zoti është!

Prej disa javësh u përfol si trajneri i ri i Real Madridit, një rikthim i tij që madje u cilësua i bujshëm. Por në fund, në krye të “Los Blancos” u realizua Zidan-bis dhe ai, momentalisht, ka mbetur me duar bosh dhe me kontratën milionere në tv.

Do të duhen ende disa muaj për ta parë Zhoze Murinjon në krye të një stoli, por ndërkohë, ai ka dashur të flasë për rikthimin e Zizus. “Mendoj se është perfekt për Realin. Ka bërë gjëra fantastike vitet e fundit dhe kjo është një mundësi e madhe për të treguar sesa i zoti është sepse tani do të ketë një projekt të ri. Kjo është fantastike dhe i uroj fat”, thotë Murinjo, që më pas shton:

“Nuk jam aspak i zhgënjyer. Kurrë nuk kam thënë se do të më pëlqente të ritkhehesha aty. Them vetëm që Zidan është perfekt për Realin, unë kështu e mendoj. Nuk kam folur me asnjë përfaqësues të Realit.”