Aktualitet Zjarr i madh në Tragjas, flakët shkatërrojnë gjithçka që gjejnë para

Zjarr i madh në Tragjas, flakët shkatërrojnë gjithçka që gjejnë para

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Tragjasit në Vlorë.

Zjarri ka rënë në një sipërfaqe me pemë dhe shkurre dhe po përhapet me shpejtësi, i ndihmuar dhe nga era e forta.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të vënë flakët në kontroll, por situata është e vështirë për shkak të erës dhe terrenit.