Aktualitet Zjarri në Covid-3, Manastirliu: Situata nën kontroll, nuk ka të lënduar

Zjarri në Covid-3, Manastirliu: Situata nën kontroll, nuk ka të lënduar

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka parë nga afër situatën në spitalin Covid3 pas rënies së zjarrit në një zyrë të administratës. Në një prononcim për mediat, ministrja tha se situata tashmë është e qetë dhe zona ku ka rënë zjarri nuk ofronte shërbime për pacientët, por ka qenë një zonë mbështetëse.

“Të tre pavionët që ofrohet shërbim ndaj pacientëve me COVID, dua të siguroj që janë të gjithë shendosh e mirë. Incidenti ndodhi jo në zonat e pavianëve. Ashtu sikur mund të shquhet, është një incident që ka ndodhur në zonën e gjelbër, ku janë shërbimet mbështetëse. Që do të thotë se nuk është e lidhur me 3 pavionet.

Ky incident menjëherë sapo është evidentuar nga strukturat mbështetëse, është reaguar përmes bombolave fikse. Menjëherë janë lajmëruar strukturat përgjegjëse të cilat po hetojnë për shkakun e incidentit. Deri atëherë, ajo që është e rëndësishme tani është se pacientët, stafi mjekësor janë shumë mirë. S’ka asgjë për t’u shqetësuar. Incidenti ka ndodhur në këtë zonë të strukturës së ish-Kirurgjive, ku nuk ofrohet shërbim.

Janë mbi 70 pacientë në COVID3. Nuk janë prekur nga ky incident asnjë prej 3 pavianëve. Pjesa ballore, një prej dhomave ka pasur këtë incident. masat janë marrë në kohë. Situata është në kontroll. Ka disa pista ku po hetohet. Po vlerësohen të gjitha pistat”, tha ministrja.